“Fshesa” e Zaevit, deputeti i BDI-së përmend ministrin me të cilin duhet të nis spastrimi

0

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi ka komentuar fshesën e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev për spastrime në Qeveri. Duke komentuar zërat se cilat ministra duhet të largohen ai ka thënë se fshesa duhet të nis pikërisht nga zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Koço Agjushev.
“Edhe për mua është shqetësuese përshtypja, jo fakti, vetëm si përshtypje, se Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike i orienton investitorët e jashtëm në zonat e Maqedonisë së mesme dhe lindore është skandaloze. Ajo fshesa e Kryeministrit duhet të filloj me të”, theksoi në emisionin “Click Plus” në TV21, deputeti Xhevat Ademi.(INA)