FSHF e mbyll me Edoardo Rejan, sot prezantohet “timonieri” i ri i Kombëtares

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/01/2023

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka falënderuar ish-trajnerin Edoardo Reja për punën që ka bërë në drejtimin e Kombëtares.

Me një postim në “Instagram”, Federata ka konfirmuar kështu fundin e bashkëpunimit me trajnerin italian, ndërsa ditën e sotme do të bëhet prezantimi i pasuesit të tij.

Bëhet fjalë për brazilianin Sylvio Mendes Campos Júnior, i cili do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë në futboll.

Marrëveshja mes FSHF-së dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave.

“Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme”, ka njoftuar federata.

Në karrierën e tij si futbollist, braziliani Sylvinho është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij. Ndërkohë, ai ka dhe një përvojë si trajner dhe zëvendëstrajner në disa ekipe.

TË FUNDIT

Kurti me prindërit dhe bashkëshorten: Dita e mirë shihet në mëngjesë

Digjen tre kamionë në një kompani në Zhelinë të Tetovës

Mjekët “ndezin” alarmin! Paracetamoli – sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Kasami: Dil dhe voto, për Albinin kryeministër

Moderatori nis lidhje të re pas ndarjes nga Ilnisa! Kush është modelja që i ka fituar zemrën Meriton Mjekiqit?

Ismajli i pavendosur për të ardhmen, Empoli: I kemi bërë një ofertë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË