FSHF hyn në lojë, nis kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

Picture of Ina Online
Ina Online

19/04/2025

Fulham në Premier League është duke menduar të afrojë në ekip Anthony Cacin, mbrojtësin-mesfushor të Mainz në Bundesligë.

I lindur në Francë, 27-vjeçari me origjinë shqiptare prej 2022 është pjesë e elitës së futbollit gjerman dhe ka treguar rritje në lojën e tij, aq sa Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kanë nisur kontaktet për ta veshur kuqezi.

‘TEAMTalk’ në Angli mëson se Fulham e dëshiron Cacin si pjesë të ekipit dhe merkaton e verës që vjen do bëjë çmos për të pasur në ekip një lojtar me shumë vlera, që luan në krahun e djathtë dhe të majtë.

Gjithçka vjen pasi Kenny Tete nuk do jetë pjesë e Fulham për shkak të skadimit të kontratës dhe drejtuesit kanë pikasur Cacin për të forcuar ekipin në të njëjtin pozicion. Caci është objektivi kryesor i verës dhe Fulham ka nisur bisedimet me Mainz për të kuptuar kushtet e tyre.

Duke pasur parasysh se kontrata e Cacit skadon në verën e 2026, Mainz nuk zbret poshtë 8 milionë eurove për të lënë të lirë shqiptarin. Vlerësimi konsiderohet i drejtë nga Fulham, me këta të fundit që po shqyrtojnë seriozisht një ofertë këtë verë.

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË