Fshihen emërtimet në gjuhën shqipe në institucionet e rrugët e Medvegjës

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/02/2022

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me çdo lloj diskriminimi nga shteti serb.

Derisa ka kohë që ka nisur një aksion për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të kësaj ane nga pushteti qendror, tani ata po përballen edhe me diskriminim administrativ.

Nga disa fotografi të publikuar pretendohet se janë fshirë emërtimet në gjuhën shqipe nga tabelat e institucioneve të ndryshme, por edhe të rrugëve.

E ky veprim ka nxitur reagime të shumta në opinionin lokal e më gjerë.

Flora Ferati-Sachsenmaier, bashkëpunëtore Shkencore në Institutin “Max Plank” për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, përmes një postimi në Twitter, ka publikuar disa fotografi, duke treguar se “partia në pushtet SNS vazhdon të heqë tabelat dygjuhëshe në komunën e Medvegjës”.

“Siç tregojnë pamjet e mëposhtme, gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit (objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike)”, ka shkruar Ferati-Sahsenmaier.

Statusin e saj në Twitter e ka shpërndarë edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila më parë e ka ngritur edhe çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e shtetit serb.

TË FUNDIT
13 orë
Në Beograd vritet vëllau i ministrit të Bosnjë dhe Hercegovinës (FOTO)
3 ditë
Myftiu i Beogradit thotë se kombi serb nuk është gjenocidal: Serbia ime nuk e meriton këtë
3 ditë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
3 ditë
Mitsotakis: Në këto rrethana, memorandumet e Marrëveshjes së Prespës nuk do të ratifikohen në parlamentin grek
4 ditë
I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, bëhet viral reagimi i Vuçiq gjatë votimit të OKB për rezolutën kundër genocidit në Srebrenicë

ME TE LEXUARA

13 orë
Në Beograd vritet vëllau i ministrit të Bosnjë dhe Hercegovinës (FOTO)

LEXO MË SHUMË

policia serbe vrasje serbi

Në Beograd vritet vëllau i ministrit të Bosnjë dhe Hercegovinës (FOTO)

mustafa jusufspahic

Myftiu i Beogradit thotë se kombi serb nuk është gjenocidal: Serbia ime nuk e meriton këtë

serbia rusia

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Në këto rrethana, memorandumet e Marrëveshjes së Prespës nuk do të ratifikohen në parlamentin grek

vucic okb

I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, bëhet viral reagimi i Vuçiq gjatë votimit të OKB për rezolutën kundër genocidit në Srebrenicë

vucic okb

“Kroacia paditë Serbinë për gjenocidin në Kosovë”/ Vjen paralajmërimi: Kështu do të veprojë tani Vuçiq

vucic

Pas debaklit në Kombet e Bashkuara, Vuçiq mbështillet me flamurin e Serbisë

srebrenica

Asambleja e Përgjithshme e OKB kaloi rezolutën që njeh gjenocidin e Serbisë në Srebrenicën e Bosnjës

srebrenica

Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

INFO

NA NDIQ