Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane (EUCOM) kanë nënshkruar marrëveshjen CISMOA – një dokument historik për bashkëpunimin në ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja do të mundësojë shkëmbimin e informatave të sigurta, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe do të forcojë më tej aleancën strategjike me SHBA-në.
“EUCOM do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së”, theksoi Maqedonci.