FSK në qendër të vëmendjes në Pentagon – Jashari prezanton zhvillimet

Picture of INA
INA

18/06/2025

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Pentagon nga Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave të Armatosura Amerikane.

Gjatë takimit, Jashari e informoi McGee për progresin e FSK-së, duke përfshirë pjesëmarrjen në stërvitjen ndërkombëtare Defender 25, bashkëpunimin e ngushtë me ushtrinë amerikane, si dhe përgatitjet për dislokim në Qendrën e Trajnimeve të Përbashkëta (JRTC). Ai theksoi synimin e FSK-së për të arritur Kapacitetet e Plota Operacionale (FOC).

Nga ana e tij, Gjenerallejtënant McGee përgëzoi FSK-në për progresin e vazhdueshëm, falënderoi për mikpritjen gjatë stërvitjes Defender 25, dhe rikonfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse.

Në kuadër të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari zhvilloi takime edhe me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, si dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn.

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË