FSK nuk hynë në veri të Kosovës, kjo është marëveshja sekrete e Thaçit (dokument)

0

Pas publikimit të letrës që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar kryeparlamentares Vjosa Osmanit, duke treguar për marrëveshjen e fshehtë që në vitin 2013të ka bërë presidenti Hashim Thaçi, tashmë është publikuar edhe letra sekretet e që ish kryeministri Thaçi asokohe kishte këmbyer me ish sekretarin e NATOs Anders Fogh Rasmussen, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë letër, presidenti Thaçi që në 2013 ishte kryeministër i Kosovës, ishte zotuar që FSK ja nuk do të hyjë në veri të shtetit, deri në një afat të pacaktuar.“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Fo rca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR in. Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO- të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFORi, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, thuhet në letrën që Thaçi i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, e cila po ashtu rrezikon edhe shkarkimin e tij, pasi që, Thaçi ka shkelur Kushtetutën.Ish sekretari i NATOs e ka pranuar zotimin e ish kryeministrit dhe e ka falënderuar Thaçin pasi i dha garancinë që të FSK-ja të mos hyjë në veri.
“Faleminderit për letrën tuaj të datës 19 prill 2013. Unë e pranoj garancinë që ju po e ofroni që Fo rcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në Veri të Kosovës vetëm me pajtim paraprak nga misioni i NATOs në Kosovë (KFOR-it)”, thuhet në përgjigjen e ish sekretarit Rasmussen.
Gazeta Insajderi ka siguruar një letër që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit. Në të tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013. Atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFORit të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSKsë në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar kështu Presidenti rrezikon shkarkimin./ Insajderi.com