I ftohti polar merr 16 jetë njerëzish në Shteteve të Bashkuara

Të paktën 16 vetë kanë vdekur që nga e marta, për shkak të kushteve ekstreme të motit në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se kjo është një nga dimrat më të ftohtë në vitet e fundit në SHBA.

Të ftohtit polar ka goditur një pjesë e madhe të territorit amerikan, ku temperaturat rekord të ulëta janë regjistruar që nga e marta.

Reshje të borës ka pasur edhe të mërkurën, ndërkohë që të enjten është lëshuar një paralajmërim për bregun lindor, i cili kërcënohet nga një stuhi e fuqishme e dëborës me erëra të fuqisë së uraganit.

Meteorologët kanë quajtur stuhinë e ardhshme “ciklon bombë” për shkak të shpejtësisë shumë të madhe që po përhapet, dhe kanë paralajmëruar banorët që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.