Fundi i porosive të lira për qytetarët evropianë: BE-ja planifikon heqjen e përjashtimit doganor për Temu dhe Shein

Picture of INA
INA

14/11/2025

Paketimet e lira nga platformat kineze si Temu, Shein dhe AliExpress mund të shtrenjtohen ndjeshëm për konsumatorët evropianë, pasi Bashkimi Evropian ka nisur një procedurë për ndryshimin e rregullave doganore, që do të eliminojë përjashtimin aktual nga taksat për dërgesat deri në 150 euro.

Këshilli për Çështje Ekonomike dhe Financiare i BE-së ka propozuar ndryshime në Rregulloren Doganore, duke hequr rregullin që lejonte pako të vogla nga vendet e treta të kalojnë pa paguar taksa. Ministrat e Financave të shteteve anëtare e kanë mbështetur këtë propozim dhe kanë kërkuar nga Parlamenti Evropian që ndryshimet të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të hyjnë në fuqi në vitin 2026.

Nëse rregullorja miratohet, çdo porosi online nga Kina — qofshin veshje, aksesorë apo elektronikë — do të jetë subjekt i tarifave standarde doganore që zbatohen për të gjitha produktet e importuara në BE.

Aktualisht, paketat me vlerë deri në 150 euro të porositura nga platformat kineze arrijnë në territorin e BE-së pa pagesë taksash, duke siguruar për konsumatorët evropianë një akses të lirë ndaj një game të gjerë produktesh.

Fillimisht, pritej që ky rregull të hiqej pas funksionalizimit të Qendrës Doganore Evropiane — një platformë digjitale që do të bashkojë shërbimet doganore kombëtare dhe do të forcojë kontrollin mbi importet. Qendra pritet të fillojë të funksionojë në vitin 2028.

Por Këshilli ka vendosur që nuk ka kohë për të pritur. Sipas arsyetimit të tij, sistemi aktual krijon “kushte të pabarabarta” mes shitësve evropianë dhe atyre të huaj, pasi një pjesë e madhe e importit nga Kina arrin pa taksa.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, vetëm gjatë vitit 2024 në BE kanë ardhur 4,6 miliardë pako, nga të cilat 65% ishin të përjashtuara nga taksat, dhe 91% e këtyre paketave kanë qenë nga platformat kineze të e-commerce.

Tregtarët evropianë prej vitesh paralajmërojnë për konkurrencë të pandershme, ndërsa autoritetet theksojnë se vala e madhe e produkteve të lira ka edhe implikime mjedisore për shkak të rritjes së transportit dhe mbeturinave.

Nëse masa miratohet, konsumatorët evropianë duhet të përgatiten që “produkti i lirë” nga Temu dhe Shein të bëhet dukshëm më i shtrenjtë.(INA)

TË FUNDIT

LSDM: Skandali me IPARD çon në majat e qeverisë së Mickoskit

“Snajperët e fundjavës”, hetimi që rihap plagë e Sarajevës

10 ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme, 6 raste referohen tek inspektorati – raport i Komitetit Kardiologjik

Ndahen çmimet “13 Nëntori” nga Qyteti i Shkupit për vitin 2025

Florina Ahmeti nga LD drejtoresh në NP “Parqeve dhe Gjelbërime”?

VLEN njofton rritje të pagës minimale: 26.400 denarë neto nga marsi 2026

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË