Fundjavë ndryshe e ministrave të BDI-së/ Bekteshi në Likovë, Osmani në Serovë!

Ministri i Ekonomisë të dielën e kësaj fundjave ka zgjedhur ta kalojë me ish ministrin e Mjedisit nga radhët e BDI-së, Sadulla Duraku. Bekteshi ka publikuar një fotografi të përbashkët me Durakun gjatë një dreke në Likovë.

Ndryshe nga Bekteshi, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për dallim prej javëve të tjera, kur zakonisht të dielave mban brifing me gazetarët, kësaj radhe ka zgjedhur të takojë banorët e lagjes Seravë në Çair të Shkupit. Sipas njoftimit të Osmanit, në takimin me qytetarët është diskutuar për mundësit që dalin nga fillimi i negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian./TS