Funksionarët e BDI-së sot qëndrojnë në komunën e Çairit

0

Funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nesër do të vizitojnë Komunën e Çairit.

Përmes një komunikate të BDI-së është publikuar edhe agjenda e kësaj vizite ku nga mesdita delegacioni partiak do të jetë në rrugën e plastikëve dhe takim me përfaqësues dhe pronarë të dyqaneve në atë rrugë. Më pas do të vizitojnë Çarshinë e Vjetër ku do të inspektojnë punimet që po zhvillohen në Çarshi. Po ashtu janë paraparë takime me ESNAF-in e Çarshisë (Vendi : Salla Odës së Zejtarëve në Çarshinë e Vjetër ), drekë pune me përfaqësues të Zonës Industriale të Vizbegut si dhe në mbrëmje takim me strukturat partiake dhe qytetarë (salla e Komunës së Çairit).