Furrat dyfishojnë rrogat e çirakëve në Gjermani, mungesë e madhe

Furrat e bukës gjithnjë po e kanë më të vështirë të gjejnë staf të kualifikuar. Një furrë buke në qytetin bavarez të Bamberg tani është detyruar të dyfishojë pagat e praktikantëve.

Problemi i mungesës së personelit ekziston prej disa kohësh në industrinë e bukës, por situata është përkeqësuar me kalimin e kohës, përcjell INA.

Pronari i një furre buke në Bamberg thotë se mungesa e të rinjve ka sjellë drejtpërdrejt mungesën e punëtorëve të kualifikuar në degën e kësaj prodhimtarie, gjë që përbën një problem serioz për kompaninë.

Kështu ai doli me një zgjidhje afatshkurtër duke dyfishuar rrogën e çirakut (praktikantëve).

Nxënësit në katër degët e furrave në Bamberg tani mund të presin me padurim paga shumë bujare si praktikantë.

Në vitin e parë të arsimit është 1350 euro në vend të 675 eurove, në vitin e dytë është 1510 në vend të 755 eurove dhe në vitin e tretë është 1770 euro e pabesueshme në vend të 885 eurove.

“Ne po dyfishojmë çmimin e trajnimit,” thuhet në faqen e rrjetit të furrave në Facebook.

Dyfishimi i pagës i referohet trajnimit për pastiçerët, furrtarët dhe shitësit. Pronari i furrës së bukës nuk e di nëse rritja e pagave do të ndihmojë. Ai beson se orët e punës në furrë janë një minus veçanërisht i madh, sepse ato janë midis orës 2:30 dhe 11:00.

Megjithatë, të mbarosh punën në mëngjes do të thotë gjithashtu që një pjesë të madhe të ditës të kesh për pushim, punë të tjera dhe ekskursione.

Pagat e një nxënësi praktikant të furrës në Bamberg

Paga e praktikantit për vitin e parë të arsimit: në vend të 675 eurove, tani është 1350 euro.
Paga e praktikantit për vitin e dytë të arsimit: në vend të 755 eurove tani është 1510 euro.
Paga e praktikantit për vitin e tretë të arsimit: në vend të 885 eurove tani është 1770 euro. (INA)