Furrtarët edhe sot nuk do të shpërndajnë bukë në markete

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/03/2023

Edhe sot nuk do të ketë bukë në raftet e marketeve, thonë furrtarët. Ata i qëndrojnë vendimit nga e hëna që nuk do të ketë prodhim dhe dorëzim.

Siç thonë përfaqësuesit e tyre për AIM-n, ata janë të gatshëm për bisedë me institucionet kompetente, por vetëm kur të marrin ftesë zyrtare, e jo “thirrje” apo “apel” përmes konferencës për media.

Sipas furrtarëve, askush nuk duhet të presë që të ketë bukë për 20 denarë. Çmimi nuk duhej të ngrihej, sepse kjo, theksojnë ata, bie ndesh me të drejtën kushtetuese për lirinë e tregut dhe as të anulohej energjia e subvencionuar sepse masa dha rezultat. Në shitje me pakicë kishte bukë nga 32 deri në 35 denarë, varësisht nga cilësia dhe pesha.

Industria e furrave në këtë situatë të re pret mbështetje nga të gjitha industritë e tjera në vend.

“Vendimi ynë mbetet në fuqi. Buka nuk do të dërgohet sot në treg. Qeveria është në pritje të një vendimi pozitiv lidhur me kërkesat e furrtarëve. Ngrirja e çmimit bie ndesh me të drejtën kushtetuese për lirinë e tregut. Presim përkrahje nga industritë tjera, nga të gjithë, sepse nëse kjo po ndodh me industrinë e furrës, mund t’u ndodhë edhe atyre”, theksoi në një bisedë një përfaqësues nga Grupacioni i Industrisë së Mullixhinjve dhe Furrës.

Një pronar i një prej mullinjve më të mëdhenj shton se rryma e subvencionuar i ka shërbyer qëllimit të saj.

“E përsërisim se nuk ka pasur nevojë të ngrihet çmimi i bukës, sepse vetë industria e ka korrigjuar atë në 32 dhe 35 denarë. Në treg ka pasur çmime të tilla, është bërë një çmim social për një kategori të caktuar qytetarësh para se të ngrihej çmimi i bukës. Që nga e hëna kemi qenë të mendimit se masa e subvencionuar e energjisë elektrike e ka përmbushur qëllimin e saj sepse që nga hyrja në fuqi çmimet janë ulur. Pritja që buka të jetë 20 denarë nuk mund të realizohet dhe thjesht nuk do të jetë, por ka pasur bukë 32 dhe 35 denarë varësisht nga cilësia dhe pesha. Sa i përket “ftesës” për takim të dërguar nga ministri Kreshnik Bekteshi, do t’i thosha se industria e furrës është gjithmonë e gatshme për bisedë, por duhet të jetë e ftuar fizikisht, me një temë specifike për bisedë, dhe jo përmes konferencës për shtyp”, theksoi nga atje.

TË FUNDIT
2 orë
Ky flamur ka çartur mediumin serb, kjo ndodhi në ndeshjen Itali – Shqipëri, mbi 50 mijë shqiptarë (FOTO)
11 orë
FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë
13 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
13 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
14 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia
18 orë
Strugani i famshëm me shqiponjën në fytyrë ndezë atmosferën në Dortmund (FOTO)
1 ditë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
16 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
1 ditë
Orhan Murtezani ministër për Integrime?
1 ditë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit
14 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
1 ditë
Zero roaming me BE-në deri më 2027

LEXO MË SHUMË

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Ky flamur ka çartur mediumin serb, kjo ndodhi në ndeshjen Itali – Shqipëri, mbi 50 mijë shqiptarë (FOTO)

voglushja qan

FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

besmir limani

Strugani i famshëm me shqiponjën në fytyrë ndezë atmosferën në Dortmund (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

INFO

NA NDIQ