Fushata parazgjedhore nga mesi, nxehet retorika

0
Foto: Ilustrim

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut është në mes, ndërsa partitë e nxejnë debatin për ekonominë, shtetin juridik dhe korrupsionin.

Partitë do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore sot në takime me qytetarët, në një format më të vogël në përputhje me protokollet shëndetësore.

LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” sot janë në Kriva Pallankë dhe Dibër, ndërsa VMRO-DPMNE dhe koalicioni për “Ripërtëritjen e Maqedonisë” do të vizitojnë Petrovecin, Ilindenin, Qendrën dhe Kisella Vodën.

BDI-ja dhe kandidati i tyre për kryeministër do t’ua prezantojnë programin qytetarëve të Tetovës.

Karvani parazgjedhor i platformës politike Koncepti Maqedonas do t’i vizitojë qytetet: Makedonski Brod, Krushevë, Demir Hisar dhe Resnjë, ndërsa E Majta do të jetë në Gjevgjeli, kurse Maqedonia e Vetme dhe Koalicioni “Asnjëherë e Veriut – Vetëm Maqedoni” në Prilep.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje nga komuna e Gazi Babës, tha se koha e nacionalizmit dhe patriotizmit të rremë ka mbaruar.

“Patriot më i madh është ai i cili sjell vendime të guximshme për të ardhmen. Qëllimin strategjik për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në e realizuam. Në korrnizën negociuese jo rastësisht është shënuar të gjitha aktet të përkthehen në gjuhën maqedonase. Së pari ajo është mirënjohje, nuk e di se cilën herë nga BE-ja për gjuhën tonë maqedonase. Nder dhe respekt për gjuhët shqipe, turke rome dhe gjuhët tjera te ne, të cilat asnjëherë nuk janë diskutuar, por gjuhën tonë e diskutuan në të kaluarën. Tani është pranuar nga BE-ja dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, theksoi Zaev.