Bota e futbollit goditet nga një lajm i trishtë.
Ngjarja e trishtë ka ndodhur në Spanjë, gjatë një ndeshjeje të të rinjve në futbollin iberik.
Një futbollist 15-vjeçar, i njohur si Nacho Barbera ndjeu dhimbje të forta në zemër, duke rënë direkt në tokë.
Ai u dërgua në spital, por ishte shumë vonë, pasi jeta e tij nuk mund të shpëtohej.
Sipas “El Espanol” nuk dihet ende shkaqet e vdekjes, por shton se ka shumë të ngjarë se vdekja ka ardhur për shkak të problemeve të zemrës.
Klubi i tij, UD Alzira, ndan dhimbjen e tij në mediat sociale dhe na tregon se ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë janë shtyrë.