Futbollistët e Kombëtares më të shtrenjtë se Kili dhe një vit pa pësuar disfatë

INA
INA

21/03/2024

Shqipëria do të luajë më 22 mars ora 20:45, një test miqësor përballë Kilit në Itali. Kombëtarja shqiptare ka mjaft kualitet në kontigjentin e saj, sa nëse ndërtohet formacioni më i shtrenjtë me lojtarët e të dyja skuadrave, do të mbizotëronin kuqezinjtë.

Kështu vetëm 4 lojtarë i përkasin Kilit, teksa 7 të tjerë janë pjesë e Shqipërisë. Treshja më e shtrenjtë përbëhet me Brojën në krye, Asllanin dhe Muçin. Këto shifra në treg vijnë nga “transfermarkt”, që vlerëson paraqitjet e lojtarëve gjatë vitit. Tashmë mbetet për t’u parë në fushën e lojës, ku qëndrojnë aktualisht dy skuadrat përballë njëra-tjetrës.

Ndërkohë kombëtarja kuqezi ka thuajse 1 vit pa humbje. Më 27 mars, djemtë e drejtuar nga Silvinjo pësonin humbje minimale 1 me 0 në Poloni, ndeshja që hapi fushatën e kualifikueseve të Europianit. Prej atëherë, situata ndryshoi. Në 8 takime të luajtuara, 5 janë fituar dhe 3 kanë përfunduar barazim. 1 prej ndeshjeve të fituara ishte miqësorja me Bullgarinë.

Gjatë takimeve të luajtura janë shënuar 14 gola dhe janë pësuar vetëm 3 gola. Jo vetëm Kili dhe Suedia, por dhe përfaqësuese të tjera me emër do e kishin frikë Shqipërinë aktualisht.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

akil

Arrestohet Akil Gjakova

mbape real

Mbappen e pyesin mos ka ndërruar mendje për largimin, kjo ishte përgjigja e sulmuesit francez

arteta

Arteta uron Alonson dhe Xhakën pas triumfit të titullit

barcelona

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

myrto uzuni

Uzuni, një snajperist nga njëmbëdhjetë metra

anceloti

Ancelotti: Guardiola të jetë i qetë, nuk do të bëj magji

xavi

Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal

Borusia Dortmund

Dortmundi në gjysmëfinale, eliminon Atleticon

ps mbappe

PSG-ja përmbys Barcelonën me fitore bindëse dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

INFO

NA NDIQ