Futbollisti kumanovar Lindon Selahi e lë Belgjikën për Shqipërinë!

0

Në vitet e pesëdhjeta sllavët ja përzun gjyshin nga Kumanova drejt Turqisë. Lindoni dhe babai i tij kanë lindur në Belgjikë, por ata e flasin gjuhën shqipe 100 për qind.
Vetëm 20 vjeç është ky djalosh dhe po bie në sy në kampionatin holandez (Tëente) pasi e bëri në Belgjikë me fanellën e Standard Liegi! Ka lindur në qytetin e vogël të Namurit, në Belgjikë, teksa në moshën 16 vjeç ka veshur fanellën e kombëtares belge, por sapo mbushi 18 vjeç mori vendim: SHQIPËRINË!
“E kam ëndërr të vesh fanellën kuqezi!”. Mund të ishte sjellë si Januzaj, t’i mbyllte dyert ftesës, të bënte interesantin dhe interesaxhiun… Nuk e bëri dhe sot, në konferencën e parë për shtyp si futbollist i Kombëtares A, i ftuar nga Edoardo Reja, deklaroi:
“Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100% te Shqipëria!”… (INA)