Futbollisti maqedonas ikë nga klubi shqiptar për shkak tërmetit, ja kush është?

0

Trajneri i skuadrës së Kukësit, Shpëtim Duro ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku është shprehur se një lojtar titullar është larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit që goditi vendin tonë. Dhe fjala është për mbrojtësin Tome Kitanovski, i cili siç duket e ka përjetuar keq tërmetin dhe nga paniku që e ka pushtuar ka vendosur që të largohet dhe të mos kthehet në ekip. Ndër të tjera, Duro thekson se ndaj Tiranës do të jetë një ndeshje e vështirë dhe se pikët nuk merren me inat. “Mungesa? Kitanovski është larguar prej tërmetit, drejt Maqedonisë. Ka njerëz që nuk i përballojnë dhe nuk mund të japim ultimatume. Dhurimi i një pjese të rrogës? Drejtuesit e klubit e kanë vendosur për pjesën e pagave, ky është një solidarizim me të prekurit nga fatkeqësia”, tha ai.