Futbollisti shqiptar, Arbnor Muçolli po kalon një moment mjaft të mirë dhe pas transferimit në Suedi, duket se ka arritur formën perfekte. Pas golit të shënuar javën e shkuar, Muçolli ka shënuar edhe dy gola të tjerë ndaj Malmos.
Në pjesën e parë, ai ishte vendimtar me dy golat e shënuar duke i dhënë avantazhin 0-2 skuadrës së Goteborgut. Golin e parë e ka realizuar pas një harkimi në zonë, duke gjetur cepin teksa goli i dytë ka qenë një kryevepër.
Muçolli u shërbye në mesfushë nga shokët e skuadrës dhe ka avancuar deri në zonë, aty ku pasi ka dribluar me finte kundërshtarin, ka gjetur cepin e portës duke shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij.