Fytyra e gruas së Dardan Molliqajt dhe Gent Cakajt derisa Kurti fliste para tyre në Tiranë

0

Edi Rama duket se e ka befasuar Albin Kurtin të martën në Tiranë, duke e nxjerrë Gent Cakajn, ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, për ta pritur bashkë me ministra tjerë kryeministrin e Kosovës.

Kurti përshëndeti Cakajn, ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, menjëherë pasi u kthye në Prishtinë i çoi mesazh homologut të tij, se vizita “nuk ishte politikë e jashtme”. Por, sa ishte atje, as Kurti nuk e la pa ia bërë një sherr kryeministrit të Shqipërisë, Rama. Kurti refuzoi të shkojë te kryetari i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, për ta marrë Çelësin e Tiranës, një qëndrim ky i nxitur me gjasë edhe nga Vetëvendosje e Tiranës. Ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini, që është bashkëshortja e Dardan Molliqajt, që dikur ishte si një sozi e kreut të VV’së, kryeministrin e Kosovës e përshëndeti si të ishte në të pame, apo ceremoni morti. Hiç më ngrohtë nuk ishte as raporti mes vet Ramës e Kurtit. Ata u përplasën direkt për “minishengenin”, por përplasjet më të ashpra ndodhën prapa kamerave. Për ta zhdukur komplet kiminë e vizitës, Rama ishte kujdesur që i pari që do t’ia jepte dorën Kurtit të ishte Cakaj, emërimin e të cilit në krye të diplomacisë shqiptare e ka kundërshtuar Vetëvendosje. Por, për Cakajn, duket se Kurti është hatëruar më së shumti. Këtë e ka përmendur në një postim të tij, kur ka rekapituluar vizitën në Tiranë.