G7 paralajmëron shkelësit e rregullave për blerjen e naftës ruse

INA
INA

02/02/2024

Koalicioni i vendeve që kanë vënë një kufi tavan për çmimin e naftës ruse lëshoi një paralajmërim duke dhënë detaje lidhur me mënyrat sesi tregtarët e shmangin mekanizmin në fjalë dhe mënyrën sesi njerëzit mund t’i raportojnë shkeljet, thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera të G7 dhe Bashkimi Evropian njoftuan në fund të vitit 2022 vënien e çmimit tavan prej 60 dollarësh për fuçi për blerjen e naftë ruse, si reagim ndaj agresionit të Moskës mbi Kievin në shkurt të atij viti. ​
“Aktivitete të paligjshme mund të ndodhin në shumë entitete dhe sektorë të përfshirë në tregtinë e naftës ruse dhe nënprodukteve të saj”, thuhet në paralajmërimin e publikuar të premten. “Procese të dobëta dhe të pamjaftueshme të zbatimit të rregullave nga entitetet e përfshira mund të çojnë në shkelje të kufirit të caktuar për naftën ruse”.

Tetorin e kaluar, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara filloi të vendosë sanksione ndaj cisternave që dyshoheshin se transportonin naftë të blerë mbi kufirin e çmimit të caktuar prej 60 dollarësh për fuçi. Që nga viti i kaluar janë vënë sanksione ndaj rreth 24 cisternave.

Rregullorja për naftën ruse i ndalon kompanitë perëndimore që të ofrojnë shërbime të tilla si siguracioni, transporti dhe financimet për naftën e shitur mbi kufirin e çmimit tavan.

Vënia e kufirit të çmimit të naftës ruse synon që të zvogëlojë aftësitë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë duke reduktuar të ardhurat e saj nga nafta, dhe njëkohësisht të sigurojë furnizimet e duhura për tregjet globale të naftës.

Sanksionet perëndimore kanë bërë që pjesa më e madhe tregtisë së naftës ruse të zhvendoset nga klientët tradicionalë evropianë drejt Indisë dhe Kinës. Kjo ka bërë që disa kompani transporti të përdorin cisterna të vjetruara për të bërë kontrabandë, për të cilat Departamenti amerikan i Thesarit thotë se po i shkurtojnë të ardhurat ruse.

Paralajmërimi thotë se disa anëtarë të koalicionit, përfshirë BE-në, kanë prezantuar masa për të vëzhguar më nga afër shitjen e cisternave në vendet e treta dhe për të parandaluar përdorimin e tyre për transportimin e naftës ruse me çmim mbi kufirin e caktuar./VOA/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

INFO

NA NDIQ