Gabim i sistemit “VAR”, do të riluhet derbi në Belgjikë

Picture of INA
INA

27/01/2024

Derbi i famshëm belg mes Genkut dhe Anderlehtit, do të luhet nga fillimi për shkak të gabimeve nga dhoma e VAR-it dhe pas ankesës që bëri klubi i dëmtuar. Një trup disiplinor e ka hedhur poshtë humbjen e Genkut me rezultat 2-1 ndaj Anderlehtit në kuadër të Ligës Pro në Belgjikë, muajin e kaluar, pasi është dëshmuar se gjyqtarët nuk kanë vepruar sipas rregullave të lojës.

Incidenti në fjalë ndodhi në minutën e 23-të më datë 23 dhjetor, kur porteri vendas Kasper Shmeihel, priti penalltinë e Brajan Hejnanit dhe më pas Jira Sor shënoi nga topi i kthyer. Pamjet e përsëritura shfaqën se Sor kishte qenë brenda zonës së rrezikshme teksa Hejnan po përgatitej për të goditur topin, duke bërë që VAR të rekomandojë gjyqtarin Nathan Verboomen se goli duhet të anulohet dhe një goditje dënimi të akordohet për Anderlehtin.

Sidoqoftë, sipas rregullave të lojës, ky rast duhet të kishte rezltuar me ripërsëritje të penalltisë për Genkun. Anderlehti më pas shënoi në minutën e 91-të golin e fitores përmes Anders Drejer.

Trupi i gjyqtarëve belg kanë pretenduar se incidenti kishte qenë një gabim i VAR-it dhe jo një shpërfillje e rregullave të lojës dhe refuzuan ripërsëritjen. Genk e apeloi vendimin në Këshillin Disiplinor të Futbollit Profesional, i cili e rrëzoi këtë vendim sot (e premte).

Një rast i ngjashëm në Ligën Premier ndodhi vitin e kaluar, kur me të përfunduar ndeshja Tottenham – Liverpul, u kërkua që ndeshja të riluhej përsrëi për shkak të gabimeve evidente të dhomës së VAR-it, kërkesë kjo që nuk u realizua.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË