Gabimet që bëni në kujdesin e shëndetit të dhëmbëve

Picture of INA
INA

11/09/2023

Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik. Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.

Këto janë gabimet e zakonshme që mund të bëni gjatë rutinës tuaj të pastrimit të tyre.

Pastroni vetëm dhëmbët

Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqendrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve.

Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve.

Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si gingiviti.

Përdorimi i një furçe me fije të forta

Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë.

Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.

Nuk përdorni fillin dentar

Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët.

Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë.

Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme.

Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta.

Një person mesatar i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme.

Nga filli dentar, tek larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.

Pasta e dhëmbëve nuk përmban fluoride

Fluori ka marrë një reputacion të keq vitet e fundit për shkak të sigurisë së tij.

Sidoqoftë, fluori është përbërësi aktiv terapeutik që mbron dhëmbët dhe kur përdoret siç duhet pasta me fluor është e sigurt.

Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht

Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini./AgroWeb

TË FUNDIT
5 orë
Përse zemra nuk preket nga kanceri?
5 orë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes shqiptare që u bë dorë e zgjatur për shumë gra (VIDEO)
1 ditë
"Mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve"/ Studimi në SHBA paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050
2 ditë
ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra
1 javë
Mjekët amë për ilaçet e reja: Duhet rekomandim nga specialistë

ME TE LEXUARA

1 ditë
"Mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve"/ Studimi në SHBA paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050
5 orë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes shqiptare që u bë dorë e zgjatur për shumë gra (VIDEO)
5 orë
Përse zemra nuk preket nga kanceri?

LEXO MË SHUMË

kanceri

Përse zemra nuk preket nga kanceri?

vildana goga

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes shqiptare që u bë dorë e zgjatur për shumë gra (VIDEO)

kancer

“Mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve”/ Studimi në SHBA paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050

tetori roz kanceri ne gji

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

barnatore biznes farmaci

Mjekët amë për ilaçet e reja: Duhet rekomandim nga specialistë

ilir hasani

Dr. Ilir Hasani referoi në kongresin më të madh shkencor të traumatologjisë – SICOT (FOTO)

kovid covid

Shfaqet një variant i ri i Covid-it/ Cilat janë katër simptomat kryesore?

lengu

Si të përgatisni lëngun e kungullit dhe karotës kundër depresionit

limonada

Shëroni dhimbjet e forta të kokës me farat e limonit

INFO

NA NDIQ