Gabimet që duhet të shmangni, për një gjumë të shëndetshëm

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/01/2023

Gjumi është një element i rëndësishëm e i pazëvëndësueshëm për shëndetin.

Një studim mbi këtë çështje, ku morrën pjesë mbi 1 milion njerëz të rritur, sugjeron se shëndeti i mirë i zemrës kërkon 6 deri në 8 orë gjumë.

Studiuesit analizuan të dhënat e individëve që flenin 6-8 orë gjumë me të tjerët.

Gjetjet treguan se individët që flenë më pak se 6 orë gjumë janë 11 përqind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të zemrës ose ishemisë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë janë 33 përqind më të rrezikuar.

Të dhënat e këtij studimi u prezantuan më herët në këtë vit në takimin e rradhës të Shoqatës Evropiane Të Kardiologjisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.

Ekspertët pranuan se gjumi ndikon në shumë procese biologjike siç është metabolizimi i glukozës, tensioni i gjakut dhe inflamacioni.

Të gjitha këto procese nga ana tjetër ndikojnë tek sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas tyre, njerëzit duhet të shmangin mungesat afatgjata të gjumit ose fjetjen e tepërt në të mirë të shëndetit të tyre.

Për të garantuar këtë, ju nevojiten hapat e mëposhtëm.

Më Shumë Dritë Gjatë Ditës

Drita natyrale gjatë ditës e mban ritmin biologjik të trupit në nivele të shëndetshme por edhe siguron që cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit do të jetë në nivele optimale.

Përpiquni të jeni sa më në kontakt me dritën natyrale gjatë ditës.

Më Pak Nuanca Blu Gjatë Mbrëmjes

Ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu është i keq për trurin.

Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Përpiquni të mos shikoni televizor, tablet apo celular të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

Mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës, nëse keni vështirësi per të fjetur në darkë.

Gjumi Me Orar
Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri.

Kur flini dhe zgjoheni në një orar të caktuar keni një gjumë më cilësor.

Suplementët e Melatoninës
Melatonina është një hormon kyç për gjumin cilësor.

Suplementët e melatoninës që blihen në farmaci duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

Mos Pini Alkol
Pirja e alkolit ka një ndikim negativ tek gjumi dhe hormonet.

Alkoli përkeqëson simptomat e gërrhitjes dhe pagjumësisë.

Dhoma e Gjumit
Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë.

Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.

Ushqimi Përpara Gjumit
Ekspertët thonë që ushqimet me karbohidrate duhen konsumuar disa orë dhe jo disa minuta para gjumit.

TË FUNDIT
3 ditë
Kiara e mbajti 9 muaj në bark, por duket se Luna Mari është kryekëput si babi Luizi! (Foto)
6 ditë
Ky është i riu nga Tetova që vdiq sot duke bërë dush (FOTO)
1 javë
Përbërja e re parlamentare do të ketë 30 deputetë shqiptarë
2 javë
Taravari: Nesër zbulojmë programin e VLEN-it, pika e parë – rruga evropiane
2 javë
Prilli, muaji sërish me temperatura rekord/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Po shkojmë drejt…

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Kiara tito

Kiara e mbajti 9 muaj në bark, por duket se Luna Mari është kryekëput si babi Luizi! (Foto)

Polici-a-2-750x430

Ky është i riu nga Tetova që vdiq sot duke bërë dush (FOTO)

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Përbërja e re parlamentare do të ketë 30 deputetë shqiptarë

arben taravari

Taravari: Nesër zbulojmë programin e VLEN-it, pika e parë – rruga evropiane

moti nxehti temperatura-termometri

Prilli, muaji sërish me temperatura rekord/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Po shkojmë drejt…

Sela bizneset strugane

Sela viziton bizneset strugane (VIDEO)

kasami rinine

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

1win Aviator Az ᐉ Məşhur Casino Oyununu Harada Oynaya Bilərəm

Azərbaycanda Onlayn Mərc Evi Və Kazino

INFO

NA NDIQ