Gabriel: Përveç ndryshimeve kushtetuese, Shkupi duhet ta përmbushë edhe kompromisin e vitit 2022

Picture of Ina Online
Ina Online

18/09/2023

Shefja e diplomacisë bullgare dhe zëvendëskryeministrja, Marija Gabriel siguron se Sofja do të mbështesë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, nëse vendi i përmbush detyrimet e veta.

Ajo ndonëse nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse Maqedonia do të shkëputet nga Shqipëria në procesin e integrimeve evropiane nëse nuk ndryshohet kushtetuta, shtoi se Bullgaria ka edhe dy obligime të tjera përveç këtij.

“Dua të besoj se gjithçka që është e mundur do të bëhet. Por të mos harrojmë se amendamentet kushtetuese nuk janë të vetmet të cilave Bullgaria aderon. Po flasim edhe për kompromisin e korrikut 2022 dhe në të ka tre elementë të një rëndësie të njëjtë – ndryshimet kushtetuese, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe dy protokollet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe siç kemi bërë deri tani për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane, por mendoj se është me të vërtetë shumë e rëndësishme në këtë moment, ajo që u tha sot, nëse vërtet dëshironi të jeni pjesë e BE-së, do të thotë edhe përgjegjësi dhe detyrime të përmbushura dhe një vizion i përbashkët i drejtimit në të cilën po lëvizim”, tha Maria Gabriel. (INA)

TË FUNDIT

VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Evakuohen nga Izraeli 4 shtetas shqiptarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË