Gafa e Unitedit, nga Lukaku e bëjnë Lakaku (FOTO LAJM)

0

Nga Lukaku në Lakaku. U ndodh edhe më të mirëve të gabojnë. Dhe sulmuesi belg është bërë protagonist i një gafe të klubit të tij, në nxjerrjen në shitje të fanellës së re me emrin e Lukakut.

Germa “U” është transformuar në “A” dhe problemi është se një gabim i tillë është vënë re shumë vonë, duke sjellë edhe hedhjen në treg të fanellës në faqen zyrtare të klubit.

Gabimi u ka rënë menjëherë në sy tifozëve, sepse fanella e Lukakut nuk është një dosido, por një nga më të shiturat te Manchester United.

E të mendosh që fanella e re e “Djajve” kushton 135 euro. Megjithatë, klubi ka vendosur t’i rimbursojë tifozët që kanë porositur fanellat me emrin gabim. /albeu.com/