Gafur Adili në aksion. Ja cilat janë detyrat….

0

Partia e re shqiptare do ta beje ate qe nuk e kane bere partite e deritanishme..!

Ne rrafshin politik:

1. Menjehere, sapo t’i formoje deget ne te gjitha qytetet shqiptare dhe nendeget neper te gjitha fshatrat dhe lagjet e qyteteve shqiptare, do ta beje regjistrimin e shqiptareve.
(Edhepse te gjitha partite e deritanishme: PPD, PDSH, BDI dhe…., i kishin dhe ende i kane deget e tyre ne te gjitha qytetet shqiptare dhe nendeget e ketyre degeve edhe neper fshatrat dhe lagjet e te gjitha qyteteve shqiptare, asnjera nga keta nuk e beri regjistrimin e shqiptareve);
2. Pas perfundimit te regjistrimit te shqiptareve do ta publikojme numrin e shqiptareve ne IRJM dhe do te kerkojme te behet regjistrimi i popullsise ne IRJM me monitorim nderkombetar;
3. Do te kerkojme shfuqizimin e Kodit Zgjedhor ne IRJM, i cili eshte shume diskriminues ndaj shqiptareve;
4. Do te kerkojme qe IRJM te jete nje zone elektorale;
5. Nuk do hyjme ne bashkeqeverisje me asnje parti politike sllavo-maqedonase qe nuk pranon qe IRJM te jete shtet binacional, shtet i maqedoneve dhe i shqiptareve.

Ne rrafshin organizativ:

1. Te gjithe ata shqiptare qe do te duan te jene anetare te partise tone do te duhet te bejne kerkese me shkrim, formulare keta qe do te munden t’i marrin te Selia Qendrore ne Shkup, apo edhe ne selite e degeve ne te gjitha qytetet shqiptare dhe ne diasporen (mergaten) shqiptare;
2. Cdo shqiptari, i cili do te dorezoje kerkesen e tij per tu pranuar anetar ne partine tone, para se t’i pranohet kerkesa, do te duhet te plotesoje edhe:
“Deklaraten mbi pasurine”;
3. “Deklarata mbi pasurine” do te verifikohet nga Komsioni i Kontrollit te Brendshem prane Kryesise Qendrore te Partise per Progres Kombetar (PPK);
4. Secili shqiptar qe ka kerkuar te jete anetar i PPK-se, por “Deklarata mbi pasurine” nuk e nxjerr te paster, do te marre kete pergjigje:
“Anetar jo, simpatizant po”;
sepse, askujt (asnje shqiptari) nuk kemi te drejte tia ndalojme te jete simpatizant i partise tone shqiptare.
5. Ne partine tone, ne PPK (Partia e Progresit Kombetar) nuk do te kete vend per hajdute dhe…, sepse PPK do te jete partia e idealeve kombetare dhe e shpreses se shqiptareve.