“Putin është një president me shumë përvojë dhe i arsimuar”, tha gazetari Ljubomir Gajdov në një paraqitje të ftuar në “Vetëm e vërteta” në Channel 5.
Ai foli për pushtimin rus të Ukrainës dhe veprimet e presidentit rus Vladimir Putin. “Mendoj se Putini po ndjek hapat e Hitlerit. Ai gënjeu për javë të tëra se nuk do të pushtonte Ukrainën, ashtu siç gënjeu Hitleri se nuk do të pushtonte as Poloninë dhe as Bashkimin Sovjetik. Ai ka një plan me katër qëllime, të shohim nëse do ta realizojë”, ka thënë Gajdov.
Sipas tij, këto ngjarje do të përfundojnë me paqe, Ukraina do të jetë humbëse, e cila do të zotohet se do të jetë neutrale dhe nuk do të hyjë në NATO, por Zelenski do ta njoh Krimenë dhe do të plotësojë kërkesat e Putinit. Gazetari lavdërohet se për pak nuk arriti ta intervistojë presidentin rus.
Tanimë është dita e 22 e agresionit rus në Ukrainë, me shumë viktima civile dhe dëme me miliarda.(INA)