Galatasaray me ofertë zyrtare për Zaniolon, orët e ardhshme vendimtare për talentin italian

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/02/2023

Nicolo Zaniolo pritet të kompletoj gjatë 48 orëve të ardhshme transferimin te gjiganti turk Galatasaray.

Sulmuesi italian është pajtuar me një transferim në Stamboll dhe Galatasaray ka bërë tanimë ofertën zyrtare.

Verdhekuqtë kanë bërë një ofertë zyrtare prej 22 milionë eurove, ofertë që po shqyrtohet nga gjiganti italian Roma.

Nga ana tjetër Zaniolo thuhet se është pajtuar me kontratën e tij ku Galatasaray i ka ofruar pagë prej 3,5 milionë euro në sezon.

Se duan transferimin e talentit të madh italian e ka konfirmuar edhe trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk.

“Zaniolo është një lojtar i klasit botëror. Do të donim ta kishim në skuadër. Kur isha në Basaksehir ai na tregoi cilësitë e tij në një ndeshje kundër nesh. Do të doja ta shihja atë në ekipin tim, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk.

Orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Zaniolos, por duket se talenti italian ka vendosur të transferohet në Turqi në të kundërtën do të mbetet deri në qershor pa luajtur pasi Roma e ka përjashtuar nga projekti teknik. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kristijan asllani

Asllani shijon titullin e parë në karrierë, kampion në Serie A me ekipin e zemrës

kloop

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

inzaghi

Inzaghi kalon Mourinhon

Bellingam Real Barca

Bellingham rrit gjasat për të fituar Topin e Artë pasi barazoi rekordin e madh të Ronaldos

Inter-1

Inzaghi si kampion i Italisë: Ne e donim sot titullin dhe ia dolëm, 6 trofe ne 3 vite nuk janë pak!

xavi

​Xavi kapet sërish me arbitrat: E panë të gjithë, është turp

Bellingam Real Barca

Reali i Madridit i palodhur! Triumfon në limite ndaj Barcelonës

struga trim lum

Fiton Struga, Shkëndija humb, Shkupi vetëm barazim

griezman

Atletico blindon liderin e skuadrës, drejt rinovimit me sulmuesin

INFO

NA NDIQ