Galaxy Note 10 mund të vijë me ekran 6.66-inç 4K

0

Kur është lansuar HTC HD2 me ekran 4.3-inç në vitin 2009, shumica ka thënë se smartfonët nuk do të kenë më ekran më të madh. Por, disa vite më vonë, Samsung Galaxy Note ka thyer këtë barrierë me ekranin e tij 5.3-inç.

Tani, Galaxy Note 9 ka ekran 6.4-inç ndërsa iPhone XS Max 6.5-inç, transmeton Koha.net. Madhësitë e ekraneve pritet të jenë më të mëdha vitin e ardhshëm nëse raportet nga Korea janë të vërteta.

Sipas një uebfaqeje e cila citon burimet e panjohura koreane, Samsung Galaxy Note 10 pritet të vijë me ekran 6.66-inç dhe rezolucion prej 4K, shkruan phonearena. Këtij modeli thuhet se i është dhënë emri kodues “DaVinci”, ndërsa modeli për SHBA do të jetë në dispozicion me procesorin më të ri të Qualcommit – Snapdragon 8150 Mobile Platform.

Gjithashtu, Galaxy Note 10 pritet të ofrojë mbështetje edhe për rrjetin 5G dhe do të vijë me tre kamera në pjesën e pasme. Po ashtu, thuhet se Note 10 do të jetë në dispozicion për shitje ka mesi i vitit të ardhshëm.