Galaxy S10, Samsung jep datën e prezantimit

0

Tradicionalisht Samsung ka prezantuar telefonët më të mirë të linjës Galaxy S në Kongresin Mobil të Barcelonës por me Galaxy S10 gjërat ndryshojnë.

Këtë vit kompania do të thyejë traditën fillimisht raportoi Wall Street Journal e më pas konfirmoi Samsung.

Telefoni i cili përkon me 10 vjetorin e linjës do të prezantohet zyrtarisht më 20 Shkurt në San Francisco.

Krahas Galaxy S10-ës kompania do të sjellë për publikun telefonin e shumëpritur me ekran që paloset “Galaxy F”.

Sipas disa mediave telefoni me palosje do të kushtojë deri në 1,770 dollarë. Galaxy S10-ta gjithashtu vjen me premtimin e madh të 5G-së dhe disa kamera.

Një tjetër tipar që do të spikasë është ekrani pa “notch” for me kamër nën ekran Infinity-O.

Aktiviteti i konfirmua nga llogaria e Samsung Mobile në rrjetin social Twitter. /PCWorld Albanian