Ganimete Musliu: Kurti duhet të shkojë në shtëpi, ai di veç t’i shkatërrojë institucionet

ina-online
ina-online

23/07/2023

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka bërë thirrje që Albin Kurti të mos jetë më kryeministër i Kosovës.

Kjo meqë, sipas saj, shefi i qeverisë ka keqpërdorë besimin që i dhanë qytetarët më 14 shkurt 2021.

“Qeveria nuk duhet të shkojë në shtëpi sepse opozita po bën thirrje, por duhet të shkojë në shtëpi se e ka mashtruar qytetarin, e ka thyer besimin qe i ka dhënë për të qeveris. Me vetë faktin që kanë shkuar 2 vjet të qeverisjes Kurti 2 dhe 1 vjet e qeverisjes Kurti 1 dhe nuk kemi asnjë edhe punë të vetme që mund t`ia bëjmë një tik që ka përfunduar Albin Kurti si kryeministër dhe qeveria e tij, kjo tregon se është i paaftë për të qeveris”, tha jo për FrontOnline.

Sipas Musliut, Kurti di të bëjë veç gjëra të mbrapshta. “Ai dinë të shkaktojë trazira, përleshje dhe shkatërrojë institucionet e vendit tonë. Ai duhet të shkojë në shtëpi jo pse po e kërkon opozita, por që po kërkon qytetari”.

Ajo e ka quajtur Kurtin si kryeministrin më demagog të Kosovës.

“Përderisa nuk e kemi një punë që mund të thuhet se është e filluar dhe kryer nga Albini, atëherë mund të themi se është kryeministri më demagog, më i paaftë, me dhunë ka ardhur në pushtet, me dhunë do ta dorëzojë pushtetin”, tha ajo.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli

Pse Pacolli është irrituar me mediat shqiptare?

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

radojcic milan

Konfiskohet një anije me shpejtësi të madhe e Radojiçiqit, ishte fshehur në depon e Radule Stevic

kqz-kosove

Partia politike “Srpska Demokratija”, regjistrohet zyrtarisht në Kosovë

Liridona ademaj

Përse e vrau Naimi gruan e tij? Gazetari zbulon pistat e hetimit: Ka qenë person i fuqishëm

sali mustafa

Më 14 dhjetor shqiptohet aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

Liridona ademaj

Vrasja e Liridonës, avokati hedh dyshime të forta: Naimi mund të jetë i përfshirë në një tjetër krim të rëndë

IMG_6974

Pse e vrau Liridonën? Babai i Naim Murselit: Pyetje 1 milion dollarëshe! Ndoshta është kërcënuar nga politika ose…

tome-gashi

Sa vite burg mund të dënohet Naim Murseli? Avokati zbulon 2 skenaret që do të përdorë 33-vjeçari për t’u mbrojtur

INFO

NA NDIQ