Ganiu: Ganiu: Bujar Osmani në një vijë me Vuçiqin për vizitën e Albin Kurtit në Çair e Tetovë!

INA
INA

14 Gusht, 2023

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një proncim për gazetën LAJM, ka thënë se zanafillën e reagimeve kundër vizitës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti në Çair dhe Tetovë, i sheh tek deklaratat e Bujar Osmanit, i cili disa ditë para vizitës deklaroi se Kurti në Maqedoninë e Veriut nuk vjen si kryeministër.

“Mendoj që këto reagime e kanë zanafillën e vet. Ne kemi komunikuar në mënyrë të drejt me kabinetin e z.Kurti dhe normal që ai e ka harmonizuar edhe kërkesën e komunës së Tetovës për të marrë pjesë në evenimentin e tyre atje. Dakordimi ka qenë që tre institucionet të merremi vesh sepse agjenda e z.Kurti gjithmonë është e ngjeshur. E di që ka pas tentativa që të ketë edhe organizim tjetër, por z.Kurti nuk ka mundur të pranojë sepse agjenda ka qenë shumë e ngjeshur dhe ndoshta në atë nerovzizëm pse nuk e takon asnjë prej kabinetit qeveritar, ju e dini një natë para se të vjen z.Kurti, Bujar Osmani del me deklaratë se Kurti vjen në Maqedoni jo si kryeministër, por ndoshta në vizitë private. Ne nuk e kemi thirrur privatisht, por institucionalisht. Unë jam kryetar komune që përfaqësoj afër 65 mijë banorë. Ndoshta ajo deklaratë ishte shumë nxitëse dhe provokoi edhe të tjetër që pas evenimentit të reagojnë, si Kovaçevski, Pendarovski por edhe në fund të kyçet, në një vijë me deklarata, edhe Vuçiqi, presidenti i Serbisë. Nuk e shoh pse u bë gjithë ajo bujë. Ne promovojmë personalitetet tona. Adem Demaçi për ne është simbol i rezistencës dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Ne krenohemi dhe do të jemi krenar çdo herë që emrin e tij do të mbaj një rrugë në komunën tonë”, tha Ganiu për gazetën LAJM.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

INFO

NA NDIQ