Kërcënimi me jetë, Ganiu nuk e padit Asanin

Picture of INA
INA

27/06/2023

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu nuk e ka ndërmend të bëjë padi private ndaj Muharrem Hasanit, zvdrejtorit të doganave, të cilin ditë më parë e akuzoi për kërcënim me jetë.

Ganiu në një prononcim në Alsat tha se ai dhe avokatët e tij habiten se si shteti nuk merr masa ndaj një zyrtari i cili denoncon se është i kërcënuar me jetë.

Kreu i Çairit thotë se veprimet e këtilla dëshmojnë se drejtësia dhe institucionet në vend janë jofunksionale.

“Për fat të keq, kjo është vetëm edhe një konstatim që Gjyqësia është e kapur, drejtësia është e kapur dhe ajo punon në mënyrë selektive. Kjo tregon edhe një fakt që ata kur kanë guximin që një kryetari të komunës ti kanosen për likuidim, paramendon se me qytetarë të tjerë se çka mund të ndodhin në këto momente kur ju e dini se brenda për brenda ka mospajtime në parti ose mendime të ndryshme. Por mendimet ndryshe ata i cilësojnë ndryshe dhe kanë filluar me presione. Ju e dini, me shkarkimin e drejtorëve me ndërrimin e vendeve, tash kanë hyrë edhe tek administratorët që mendojnë ndryshe i ngucin. Por në këtë formë jam i bindur që nuk e kanë zgjedhur rrugën e duhur dhe kjo formë tregon që ka një panik, ka një mosbesim dhe ajo do të shfaqet dhe do të dalë në realitet shumë shpejtë”, deklaroi Visar Ganiu, BDI.

Javën që kaloi, kreu i Komunës së Çairit, rreth orës 21.30 në mbrëmje e ka denoncuar për në polici, kandidatin për kryetar të BDI-së në Butel, Muharrem Asani për kërcënim. Ganiu tha se nga Asani ka marrë thirrje telefonike ku i është thënë se “ai dhe Izet Mexhiti do të gjenden të paluar në rrugë”. Deklaratat e këtilla të Visar Ganiut i ka përgënjeshtruar Muharrem Hasani i cili në rrjetet sociale ka shkruar se akuzat ndaj tij janë të pavërteta. /Alsat

TË FUNDIT
6 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
7 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
10 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
11 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
15 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

ME TE LEXUARA

15 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
19 orë
Nga 30 zjarre të hapura, 9 vatra janë ende aktive
15 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
19 orë
“Ujësjellës dhe Kanalizim”: Përdoreni ujin për pije, jo për t’i “flladitur” oborret e rrugët!
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
1 ditë
Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri
19 orë
Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!

LEXO MË SHUMË

Biden

CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

Screenshot_20240721_232714

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

FB_IMG_1721587620945

Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut

Biden

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

ujmani

Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

INFO

NA NDIQ