Garë e ashpër BDI dhe ASH përballë BESA, Alternativa dhe “Grupi zjarrit”!

INA
INA

29 Maj, 2023

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ditë më parë në një emision televiziv deklaroi se janë të hapur për bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme me Lëvizjen Besa dhe BDI-në, por ajo që po mendonte dhe planifikonte kreu i ASH-së nuk përputhej me vendimet e Lëvizjes Besa parti opozitare në kampin shqiptarë.

Kryetari i Besës, Bilall Kasami, në një paraqitje para mediave deklaroi se ASH të vazhdojë “dashurinë” me BDI-në. Deklarata e Taravarit që të shkojë bashkë në koalicion parazgjedhor edhe me Lëvizjen Besa është parë si frikë apo drojë e ASH-së që të shkojë në koalicion me BDI-në, si dhe frikë nga bashkimi bllokut opozitar. Nga rreziku që shqiptarët po ngelin pa opozitë situata po shkon drejt formimit të një opozite më të fuqishme se asnjëherë më parë.

Trinomi Lëvizja Besa- Alternativa veçse janë bashkuar, pritet në krahë të tyre të jetë edhe grupi i zjarrit, dhe ndikimi i tyre në opinion është diametralisht shumë më i madh.

Një llogaritje e lehtë dhe e thjeshtë duhet bërë për të parë situatën reale politike që në rast të konsolidimit të opozitës shqiptare, mund të arrijnë të përfaqësohen në Kuvend me një numër prej 8 deri 10 deputetësh, sepse shqiptarët e duan bashkimin dhe janë për secilin bashkim që ndodhë. Nga ana tjetër BDI dhe ASH bashkë nuk mund të marrin më shumë se 10 deri 12 deputetë. Një bashkim opozitarë rikthen shpresën dhe votat shqiptare në vendin e vet që dikur si pasojë e mos bashkimit opozitar një numër i madh votash ikën në kampin maqedonas, shkruan Zhurnal.

Nga ana tjetër në kampin maqedonas situata qëndron krejtësisht ndryshe, ku VMRO-DPMNE si parti opozitare është në epërsi të madhe përballë LSDM-së dhe gjasat maksimale janë që të ndodhin ndryshime rrënjësore në qeverisje pas zgjedhjeve të ardhshme, që me vendin të udhëheqin partitë opozitare sikurse në kampin shqiptarë ngjashëm edhe në atë maqedonas, shkruan Zhurnal.

Trinomi Lëvizja Besa-Alternativa-grupi zjarrit përballë BDI-ASH-

Partitë opozitare Lëvizja BESA dhe Alternativa, sot kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim. Marrëveshja është nënshkruar në mes dy kryetarëve të partive në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për të bashkëpunuar dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, fillimisht, do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik. Duke qenë në një kapërcyell të rëndësishëm, kur procesi integrues po ngec, kur korrupsioni politik është bërë suksesi i vetëm i këtij pushteti, ndërsa të drejtat etnike shqiptare përsëri vihen në peshore të disfavorshme, momenti historik imponon që të gjitha forcat politike shqiptare, por jo vetëm politike, të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar këtë qeverisje të korruptuar, të paaftë dhe të dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve”, është thënë në komunikatën e përbashkët të dy partive pas takimit ku është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit.

Ky bashkëpunim është komentuar mjaftueshëm në opinion, pasi ka qenë një veprim i papritur dhe i pa imagjinuar se mund të ndodhë ndonjëherë një bashkëpunim i tillë. Por, në politikë gjithçka e pamundura nuk ekziston. Mbi të gjitha krerët e dyja partive kanë deklaruar se kanë tejkaluar interesat personale dhe janë bashkuar mbi interesin e qytetarëve.

Por në vrazhdën e këtij bashkëpunimi pritet të jenë edhe grupi i pakënaqur nga BDI apo siç njihen në opinion grupi zjarrit, ndryshe për këto të fundit nga mbledhja e fundit e BDI-së thanë që janë vet-larguar, ndërkaq këta deklarojnë se janë përjashtuar nga partia, duke aluduar në uzurpimin e partisë nga Artan Grupi.

Sa deputetë mund të marrin blloku opozitar, dhe sa koalicioni qeveritar BDI-ASH?

Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare do të ndikojë që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

Lëvizja Besa si parti opozitare është fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë.

Nga ana tjetër Alternativa dhe grupi zjarrit së bashku qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikon në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë.

Prandaj, bashkimi opozitarë do të jetë një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe do të ndikojë në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe do të jenë pro secilit bashkim. Dhe, një koalicion i tillë do të ndikonte qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve, nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë edhe mbi 10 deputetë në legjislaturën e ardhshme. Përderisa, nga ana tjetër BDI dhe ASH mund të marrin diku 10 deri 12 deputetë së bashku. /Zhurnal.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

durmo llaskarc

Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite? – pyet gjykatësja e Kushtetueses, Kacarska

Ali Ahmeti

Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo deri në armiqësi

Irina Panovska Stavridis

Skandal në Klinikën e hematologjisë në Shkup: Drejtoresha i jep tender mbi 3 milionë euro babait të saj

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, lirim i plotë për dënimet me burg deri në 6 muaj, nuk ka amnisti për veprat e rënda penale

kasami kercenohet

Deputeti serb nga Kumanova paralajmëron Kasamin: Mos i hedhë benzinë zjarrit! (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Të gjitha tekstet për klasën e tretë janë dorëzuar nëpër shkolla

mexhiti grubi

“Analfabetizëm, as edhe fotoshopin s’dijnë ta bëjnë”, Grubi reagon

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Holanda është e shqetësuar për “Kodin Penal”

INFO

NA NDIQ