Garë e fortë për komunën e Zhelinës, ja kush pritet të jenë kandidatët e partive?!

Tashmë kur vetëm disa muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale të vjeshtës, duket se partitë politike veç më kanë filluar mobilizimin e tyre.

Gara pritet të jetë tepër e ashpër në shumë komuna, e mes tyre edhe në komunën e Zhelinës, përcjell portali Fol.

Nga kampi i BDI-së, tashmë edhe e konfirmuar, në komunën e Zhelinës në garë rikthehet Fatmir Izairi.

Edhe pse nga Lëvizja Besa, akoma nuk janë deklaruar se cili do të jetë kandidati i tyre, po sipas gjitha gjasave, pritet që ti jepet mbështetja edhe për një mandat Blerim Sejdiut.

Nga Aleanca për Shqiptarët, akoma nuk kanë një kandidaturë zyrtare, por megjithatë nga burime të besueshme brenda kësaj partie për portalin Fol mësohet se janë dy opsione në lojë ku njëri opsion është kandidatura e deputetes më të zëshme të Kuvendit, Ilire Dauti si dhe kandidatura e një afaristi shumë të suksesshëm, të ngritur intelektualisht dhe me shumë autoritet në Zhelinë.

Edhe PDSH tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Medin Nazifit, i cili do ti hyjë garës për këtë komunë.

Garës për të parin e komunës, flitet se ti shtohet edhe një kandidaturë e pavarur.
Qenan Aliu-analist politik, por që është i njohur si ish-kryetar komune nga PPD.(INA)