Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Picture of Ina Online
Ina Online

04/06/2025

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, ka publikuar një mesazh të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke theksuar se padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të mbeten përgjegjësi e pashmangshme për autorët.

Ai paralajmëron se populli nuk do të harrojë dhe se historia do të kërkojë llogari.

Ja postimi i plotë i Garip Kabës:

“Drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk mungon. Për çdo padrejtësi, qofshin ato të qëllimshme apo të paqëllimshme, që u shkaktoni qytetarëve tuaj, veçanërisht shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të mbani përgjegjësi.
Ju mund të fshiheni pas funksioneve shtetërore, mund të heshtni zërin e pakënaqësisë përmes mekanizmave institucionalë, por nuk do të mund t’i shpëtoni gjykimit të popullit.
Çdo përjashtim nga përfaqësimi i barabartë, çdo pengesë në arsim, punësim apo përdorimin e gjuhës shqipe, çdo shkelje e dinjitetit njerëzor është një borxh që historia do jua kërkojë me kosto shumë të madhe.
Dhe historia është gjykatësi më i pamëshirshëm, ajo nuk harron. Brezi i ri po rritet me vetëdije më të madhe, me më shumë guxim dhe me kërkesë të palëkundur për barazi dhe drejtësi.
Kjo kohë e padrejtësive do të mbetet si një faqe e errët në historinë e vendit dhe ju që jeni sot në pushtet, do të mbani përgjegjësinë e asaj faqeje.
Mos e nënvlerësoni fuqinë e popullit kur ai zgjohet. Dhe mos harroni: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm!” (INA)

TË FUNDIT

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË