Gashi: 100 ditët e para të Qeverisë janë dështim i plotë, kreu i Alternativës flet edhe për koalicionimet

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin Click Plus në TV21, komentoi edhe për 100 ditët e para të Qeverisë.

Ai tha se 100 ditët e para të Qeverisë janë dështim i plotë.

“Me një fjalë mund të them se kjo Qeveri është dështim. Pra bëhet fjalë për një dështim të plotë. Më vjen keq për këtë, dhe nuk jam tip politikani që i gëzohem dështimeve të kujt do qoftë, individi, qeverie apo subjekti tjetër. Dua që qeveria aktuale të jetë e suksesshme, por për fat të keq dështim”, theksoi Gashi.

Ai ka folur edhe për koalicionimet e mundshme për zgjedhjet lokale.

“Edhe me LSDM edhe me VMRO-DPMNE është i mundshëm koalicion në zgjedhjet lokale 2021”, deklaroi kryetari i Alternativës Afrim Gashi në Click Plus. Ai shtoi se qasja e partisë së tyre është bashkëpunimi me subjektet politike, përveç me ato që kanë dallime të mëdha.