Gashi akuzon LSDM-në për shkelje të marrëveshjes për qeverisje

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/02/2023

Shkelja brutale e marrëveshjes së arritur në vitin 2021 mes ish kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të Alternativës, Afrim Gashi ka bërë që subjekti i këtij të fundit të vendos shkuarjen në opozitë.

Gashi në programin 200 në Alsat deklaroi se pavarësisht vardisjeve sipas tij të Kovaçevsit, bashkëpunimi më LSDM-në është çështje e mbyllur. Ai tha se marrëveshja mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës ishte shumë e mbyllur dhe ai nuk ishte informacion se çfarë ndodhë.

“Ata e kishin mbyllur procesin dhe nuk e kishin guximin që të na thonë se ka përfunduar gjithçka. Por me një ofertë tallëse ku kanë qenë shumë pak pozicione, të cilat neve si pozita nuk i kishim vetëm arsye për të pasur pushtet por i kishim pjesë e marrëveshjes e cila ka qenë garanci e zbatimit të marrëveshjes së arritur”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Duke folur për akuzat e ish bashkëpartiakut të tij, Skender Rexhepi- Zejd se Alternativa doli nga Qeveria vetëm për shkak të ministrisë së Shëndetësisë dhe se Rexhepi mbetet përfaqësues i vetëm i votuesve të Alternativës në Qeveri, Gashi tha se Rexhepi nuk ishte pjesë e marrëveshjes për qeverisje.

“Ne momentin kur kemi hyrë në Qeveri atëherë edhe Kovaçavski edhe Zaev e kanë ditur se neve diskutojmë me tre deputetë dhe një deputet është marr vesh në vete me Zaevin. Kështu që ajo pako dhe kjo marrëveshje ishte nënshkruar për 3 deputet. Ata e dinë mirë”, shtoi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1335

Edhe Erdogani a po implikohet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ