Gashi: Ali Ahmeti bashkë me Merkon festuan një vit të “suksesshëm”, vit i futjes në listën e zezë amerikane

ina-online
ina-online

23/12/2023

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë brifingut me gazetarët u pyet edhe lidhur me prezencën e Ramiz Merkos në aktivitetin e BDI-së për fund vit.

Gashi tha se kjo është një gjë e keqe, pasi Ali Ahmeti, vazhdimisht flet për integrimet evropiane, ndërsa në anën tjetër gjithmonë punon me Ramiz Merkon, Nikolla Gruevskin e Sasho Mijallkovin të cilët janë në listën e zezë amerikane.

“Donë të thotë se është e qartë se ai njeri flet tjetër send dhe vepron diçka tjetër. Mendoj se është koha e fundit që njerëzit dhe qytetarët të na vlerësojnë neve politikanëve për atë se çfarë veprojmë se sa për atë se cfarë flasim. Është me rëndësi që fjalët dhe veprat të përputhen. Nëse ka mospërputhje të veprave dhe fjalëve është e qartë se ato politikanë ju gënjejnë”, deklaroi Gashi.

Më tej tha se pikërisht ata akuzohen se janë antievropian, ndërsa realiteti flet ndryshe
“Ata gjithë ditën punojnë se si ta sjellin Gruevskin, si ta falin Mijallkovin për krimet që i ka bo, dhe si bashkë me Ramiz Merkon duke mos ndërmarrë asnjë hap ndaj tij të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe ta festojnë bashkë vitin e ri, për shkak se ka qenë një vit shumë i suksesshëm për ta, një vit për futje në lista të zeza”, tha më tej Gashi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

fejzi hajdari

Hajdari: Kandidatët shqiptarë garë për nënshkrime, kandidatët maqedonas për president

card-trump

Made in Veles: Kartelat ‘milionëshe’ me portretin e Trumpit

pendarovski bujar osmani

Pendarovski me 400 euro rrogë do të shpërngulej nga Maqedonia, Osmani me mbi 2.500 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

MVR-polici-a-1-750x430

(VIDEO) Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

INFO

NA NDIQ