Gashi: Bashkërisht të bëjmë kthesën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

0

Lideri i Alternativës Afrim Gashi në fjalimin që ka mbajtur gjatë tubimit në Kërçovë, ka porositur që të shfrytëzohet maksimalisht koha e mbetur deri në zgjedhje, për të bindur qytetarët që të dalin në votime. Ai u shpreh se, duhet të shfrytëzohet çdo moment “që të trokasim në ndërgjegjen e qytetarëve që t’i ftojmë që bashkë me neve, me partitë tona, me përkrahësit tanë dhe me shumë shqiptar që e duan të mirën e shqiptarëve, bashkërisht të bëjmë kthesën e madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, fitoren e madhe të 15 korrikut”.

“Grupi i parë të cilit dua t’i drejtohem sot nga Kërçova është grupi neglizhent, indiferent dhe të cilit ende janë në hamendje a të dalin të votojnë a jo. Ju lutem vëllezër dhe motra nëse keni pak dëshirë për ta parë këtë vend të avancuar, ju lutem dilni më 15 korrik dhe na mbështetni. Ju lutem ta keni parasysh se hamendja, indiferenca në këtë kohë është armiku i ndryshimit. Nëse ju nuk dilni të votoni do të na pengoni neve që ta bëjmë ndryshimin, ndërsa do t’i ndihmoni keqbërësit që ta vazhdojë degradimin e çdo vlere që po bën 18 vite me radhë”, është shprehur Gashi. /MIA