Gashi dhe Mickoski në Uashington u takuan me disa kongresmenë: Mbështetje e fortë për Maqedoninë, vend mik dhe aleat i fuqishëm i SHBA-së

Picture of INA
INA

09/07/2024

Kryeparlamentari Afrim Gashi dhe kryeministri Hristijan Mickoski  kanë realizuar takime me disa kongresmenë amerikanë, përfshi këtu edhe ish-këshilltarin për siguri kombëtare të Barak Obamës, Xhejms Xhons.

Mickoski përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur se kongresmenët shprehën mbështetje për Maqedoninë e Veriut, si një vend aleat i SHBA-së.

“Ne vazhdojmë me takimet dypalëshe me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington. Dje, së bashku me delegacionin nga qeveria, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, patëm një takim me kongresmenët Pit Seshëns, Robert Aderholt, Xho Uilson, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, ish këshilltarin e sigurimit kombëtar. të Barak Obamës. Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U diskutua për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve ekonomike dhe mbështetjes politike në realizimin e interesave strategjike të shtetit. Maqedonia po hyn në një cikël investimi për projekte serioze kapitale në infrastrukturë, energjetikë dhe shumë fusha të tjera. Gjithashtu, një nga synimet kryesore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kongresmenët shprehën mbështetje të fortë për Maqedoninë, si mike dhe aleate e fuqishme e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Mickoski.

TË FUNDIT
17 minuta
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
25 minuta
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive
28 minuta
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro
1 orë
“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës
1 orë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

ME TE LEXUARA

1 orë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg
1 ditë
“Ujësjellës dhe Kanalizim”: Përdoreni ujin për pije, jo për t’i “flladitur” oborret e rrugët!
8 orë
Maqedonia e Veriut do të rris numrin e fluturimeve me çmime të ulta
1 orë
“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës
1 ditë
Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!

LEXO MË SHUMË

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

cezme-uji

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

taravari-arbennn

Taravari: Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të pagave në shëndetësi

arben taravari

Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

INFO

NA NDIQ