Kryeparlamentari, Afrim Gashi pas interpelancën së sotme deklaroi se ngadhnjeu e vërteta mbi propagandën.
“Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën. I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance. I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme. Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës!”, deklaroi Gashi. (INA)