Gashi: E dhamë provimin e pjekurisë politike duke e bashkuar opozitën

Picture of Ina Online
Ina Online

17/02/2024

Liderët e partive politike opozitare e dhanë provimin e pjekurisë politike duke dëgjuar zërin e qytetarëve për bashkim, tha sot kreu i Alternativës Afrim Gashi gjatë nënshkrimit të deklaratës për zgjerimin e koalicionit VLEN.

“Krejt kjo është arritur falë përkushtimit dhe sakrificës së secilit prej nesh. Gjithkush ka bërë diçka, më së paku e ka ndrydhur egon e tij, sepse këtë e kanë kërkuar qytetarët tanë, shqiptarët tanë. Prandaj, si asnjëherë më parë, kësaj radhe ne e dhamë provimin e pjekurisë politike dhe dëshmuam se dimë, duam dhe mundemi të bëhemi bashkë kur e kërkon nevoja”, tha Gashi.

Nënshkrimin e deklaratës, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Gashi e cilësoi si një dakordim të përmasave kombëtare. Lideri i Alternativës tha se kjo fitore që po vjen më 8 maj, po arrihet me shumë mund e sakrificë nga të gjithë aktorët që sot janë bashkuar për ta bërë ndryshimin.

“Kam menduar se suksesin politik do ta arrinim shumë më herët dhe shumë më lehtë. Por, nuk doli ashtu. Kemi kaluar shumë dhimbje, kemi përjetuar shumë ndarje e shumë shqetësime. Megjithatë, ajo që dua t’ju them është se krejt kjo që e kemi kaluar ka qenë mësim për ne se nuk ka fitore të madhe pa sakrificë të madhe”, u shpreh Gashi.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË