Gashi flet për vizitën në SHBA: Ftesa erdhi në momentin e fundit, unë nuk fsheh asgjë

Picture of Ina Online
Ina Online

30/01/2025

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi deklaroi se nuk do lejohet bllokimi i punës së Komisionit për Politikë Sociale pas dorëheqjes së Ilire Dautit, shkruan Alsat.

Ai tha se ka të drejtë të caktojë kryesues që të vazhdojë me ligjet që do të vijnë për shqyrtim në komision.

Megjithatë, për të zgjedhur kryetar të ri të komisionit, Gashi tha se nevojitet marrëveshje politike mes partive parlamentare.

“Komisioni nuk mund të bllokohet. Kryetari i Kuvendit duhet të caktojë ndonjë deputet që të udhëheqë seanca me ligjet e asaj sfere. Për të pasur kryetar të ri të komisionit duhet deri te komisioni për zgjedhje dhe emërime të ketë propozim nga grupet parlamentare. Ka një ndarje xhentëllmene. Kur është bërë ndarja në fillim është caktuar që atë komision ta udhëheqë Fronti Evropian. Ata mund të propozojnë çdo moment kryetar deri te komisioni për zgjedhje dhe emërime por nëse nuk propozojnë, për të mos u bllokuar puna, unë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit vetëm propozoj kryesues”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Gashi thotë se nuk e ka për detyrë gjatë caktimit të deputetit që do të drejtojë me seancat, të bëjë kujdes që ai ose ajo të jetë nga radhët e Frontit Evropian.

Kreu i Kuvendit foli edhe për vizitën në SHBA, për inaugurimin e presidentit Donald Tramp. Të dhënat për harxhimet sipas tij mund të merren përmes ligjit për qasje te informatat me karakter publik. Kurse këmbëngulte se thirrja ka qenë personale për të nga Kongresi i përbashkët për ceremonitë inauguruese dhe nuk ka qenë vizitë private.

“Për shkak se duhej të isha i pranishëm vetëm në ceremoni doja të mos bënim shpenzime. Ftesa erdhi në moment të fundit. Doja të shkoj vetëm me një sigurim, asnjë njëri nga kabineti dhe asnjë njeri nga protokolli. Kur shkuam atje, për shkak të kushteve klimatike, u ndryshua vendi se ku do të mbahet inaugurimi dhe i gjithë plani ra pasi aty hynë gjithë qytetarët. Kur shkuam aty e pamë se ajo ishte në nivel të mitingut dhe publikuam vetëm në rrjetet sociale se jemi atje dhe marrim pjesë në inaugurim dhe ky ishte informacioni. Unë nuk fsheh asgjë”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË