Gashi: Gjithçka që BDI pati në kampin opozitar tani i ka marrë pranë vetes, opozita do të fitojë mbi 20 deputetë

INA
INA

20/03/2024

“Dalja në zgjedhje e shqiptarëve në dy blloqe është e shëndetshme dhe besoj që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë”.

Këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Zoom” në TVM2. Gashi tha se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve”.

Gashi tha se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur.

“Kemi kaluar atë fazën kur ka qenë PPD një parti, pastaj edhe PDSH. Për fat të keq gjatë kohë BDI dhe PDSH kanë patur një marrëveshje që të luftohet çdo subjekt i tretë që del në skenë dhe përveç mungesës së pjekurisë së nevojshme një faktor tjetër i rëndësishëm është dëshira apo intenca apo përpjekja e Ahmetit që të mos merret me zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, por më tepër është marrë me përçarjen e kundërshtarëve”, deklaroi Gashi, duke shtuar se përmes maksimës “përçaj e sundo” BDI ka mbetur në pushtet.Gashi gjithashtu tha se “BDI gjithçka që pati në kampin opozitar i kanë marrë pranë vetes” dhe se është rritur vullneti për bashkim në opozitë.

Gashi gjithashtu tha se koalicioni VLEN do të fitojë mbi 20 deputetë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

sport vlen

Sport dhe bashkëbisedim me rininë, Taravari dhe liderët e VLEN-it në Saraj (VIDEO)

gashi afrim

Gashi: Mushkëritë e qytetit nuk duhet t’ua lëmë t’i ngulfasin të paaftët

sunaj-raimi

Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare!

INFO

NA NDIQ