Lideri i Alternativës, Afrim Gashi është pyetur sonte në ClickPlus në TV21 edhe për koalicionimin me BDI-në, parti të cilën dikur e kritikonin si opozitë.
Megjithatë, Gashi mohon se ndonjëherë ka thënë se kurrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në.
“Kurrë s’kam thënë diçka të atillë se nuk bëhet kështu, nuk bëhet ashtu, kurrë me këta, kurrë me ata”, tha Gashi.
Gashi ka treguar se si dëshiron të mbahet mend në histori.
“Pas 100 vitesh kur të përmendet fjala ‘Afrim Gashi’, kam dëshirë të mbahen mend për këto gjëra.Dua të mbahem mend si politikan i cili ka luftuar për drejtësi, për familjen, për kombin, për qytetarin, për ekonominë, për sundimine ligjit”, kështu dëshiron të mbahet mend lideri i Alternativës, Afrim Gashi për aktivitetin e tij si lider partie por edhe pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.