Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se më 3 shtator do të vendoset në rend të ditës interpelanca ndaj tij, përcjell TV21.
“Në seancën e Kuvendit më 3 shtator do ta vendos në rend të ditës interpelancën për mua si kryetar i Kuvendit. Mendoj se kjo kërkesë nuk mban politikisht, por gjithsesi do të ketë diskutim”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët.
Në brifing me gazetarët u fol edhe për disa raste që lidhen me kreun e Kuvendit, si lutja në Kuvend, rasti në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, por edhe dasma në Kosovë e kreu të Kuvendit.