Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha sonte në emisionin Click Plus se, inkuadrimi në Qeveri i ka hapur perspektiva të reja vendin.
Ndonëse, tha ai, kjo i ka kushtuar në rejtingun politik, megjithatë kanë qenë të vendosur që ta ndihmojnë procesin euroinegrues të vendit.
“Na prenë në besë, por nuk jemi pishman që u bëmë pjesë e Qeverisë pasi që me inkuadrimin tonë, Maqedonia e Veriut mori rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Me atë veprim ne e ndalëm ndikimin rus në këtë vend. Ne nuk bëmë llogari se sa do të fitojmë pikë politike. E dinim se do të na shajnë, por pjesëmarrja jonë në Qeveri, u hapi perspektiva brezave të rinj pasi që u hapën negociatat”, theksoi Gashi.
Sipas tij, gjashtë muaj kanë zgjatur bisedimet mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët.
” Ishte e qartë që BDI për shkak të probleme të brendshme, kombinatorika ishte që ASH të hyjë dhe edhe ASH edhe ne nuk mund të qëndrojmë në Qeveri”, tha Gashi më tej.