Gashi në Forumin parlamentar ekonomik të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marakesh

Picture of INA
INA

23/05/2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin parlamentar ekonomik të vendeve-anëtare të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marakesh, Maroko.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në ngjarje të do të marrin pjesë edhe deputetët Sali Murati, Kaltrina Beqiri dhe Dafina Stojanovska, anëtarët e delegacionit të APM në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Temat kryesore të Forumit janë: evoluimi i tregtisë ndërkombëtare dhe financat në rajon; përshtatja energjetike si një qasje shumëdimensionale ndaj zhvillimit të qëndrueshëm; Zhvillimi dhe menaxhimi i inteligjencës artificiale, me theks të veçantë në rolin e parlamenteve në zbatimin dhe rregullimin e saj.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë aktivitet, kryetari Gashi pritet të zhvillojë disa takime dy\palëshe, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështjet aktuale.

Asambleja Parlamentare e Mesdheut është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2005 nga parlamentet kombëtare të vendeve të rajonit euro-mesdhetar. Është pasardhësi ligjor i Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Mesdhe (KSBM), e nisur në fillim të viteve 1990. Asambleja Parlamentare e Mesdheut (APM) është një organizatë ndërkombëtare që bashkon 34 parlamente anëtare nga rajonet euro-mesdhetare dhe të Gjirit për të diskutuar dhe përballur çështje kritike, siç janë konfliktet rajonale, siguria dhe lufta kundër terrorizmit, krizat humanitare, integrimi ekonomik, ndryshimet klimatike, migrimi masiv, arsimi, të drejtat e njeriut dhe dialogu ndërfetar.

TË FUNDIT

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

VLEN: BDI përdori gjuhën shqipe vetëm për sllogan zgjedhor, por nuk e kanë respektuar asnjëherë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË